Taravari për abcnews: Shqiptarët nuk i gëzojnë të drejtat në nivel qendror
Për kryetarin e Komunës së Gostivarit në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari shqiptarët i gëzojnë të gjitha të drejtat në nivel komunal, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë në nivel qendror. I ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Arben Taravari u shpreh që:
‘Nëse me pyesni në nivel lokal, shqiptarët i gëzojnë të gjithë të drejtat në nivel komunal, por kjo nuk është në nivel qendror, gjuha shqipe për shembull, mandej zhvillimi ekonomik është shumë i rëndësishëm, të gjitha investimet që bëhen në bashki, bëhen në bashkitë që ka më shumë popullsi maqedonase apo në maqedoninë lindore’.