Qeveria vendosi: Të dielën do të nis llogaritja dimërore e kohës

Shpërndaje

Të dielën më 30 tetor do të nis llogaritja dimërore e kohës. Nga Qeveria thonë se pas gjitha konsultimeve është vendosur që mos të vazhdohet llogaritja verore e kohës.

Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt.

Ndryshe, Qeveria shqyrtoi vazhdimin e llogaritjes verore të kohës për shkak të krizës energjetike, mirëpo e njëjta vendosi që llogaritja dimërore të nis si gjithmonë, më 30 tetor, respektivisht të dielën.