Dorëhiqet drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Pëllumb Vela

Shpërndaje

Drejtori mjekësor i Spitalit Klinik të Tetovës, Pëllumb Vela dorë hiqet nga posti. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai në rrjetin social facebook, ku ka thënë se dorëheqja vjen për arsye personale shëndetësore. Vela gjithashtu ka shkruar se përpos postit të drejtorit, ai është dorëhequr edhe nga posti i kreut të degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë.

“Ju njoftoj që sot për arsye personale – shëndetësore kam dhënë dorëheqje nga posti ushtrues detyre Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës dhe të njëjtën e kam deponuar në arkivin e Spitalit të Tetovës dhe në atë të ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu kam deponuar dhe dorëheqjen time në selinë e Aleancës për Shqiptarët dhe nga posti i kryetarit të degës së Aleancës në Tetovë. Kontributi im do të vazhdojë dhe më tej si aktivist i thjeshtë i Aleancës për Shqiptarët”, deklaroi Pëllumb Vela, Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti konfirmoi dorëheqjen e Velës duke mos dhënë më shumë detaje.

“ Për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje, këto janë funksione që në Neurologji iu thonë “tranzitore” të gjitha këto funksione janë tranzitore, nuk janë të përhershme. Dikush për shkaqe personale. Unë mendoj se ka qenë për shkaqe personale”, tha Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.