Hovenier: Dhuna nuk është kurrë mjet për të shprehur mosmarrëveshjet

Shpërndaje

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka reaguar për përleshjen mes pjesëtarëve të Qeverisë Kurti dhe deputetëve të PDK-së, në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se dhuna nuk është kurrë një mjet për të shprehur mosmarrëveshjet dhe sipas tij, kjo situatë është për keqardhje.

“Keqardhje të shohësh se çka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Do të dëshiroja të mos më binte ta them këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshje”, ka shkruar Hovenier.

Ambasadori thotë se është normale të ketë dallime të forta në demoraci, por ato duhet zgjidhur në formë tjetër.

“Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen nëpërmjet diskursit – një qëllim themelor i legjislaturës së çdo demokracie”, thuhet në postimin e Hovenierit.