Kurti pas përleshjes në Kuvend: Shumë mirë, po shkojmë në Kuvend

Shpërndaje

Kreu i Qeverisë Albin Kurti shumë shkurt e ka komentuar përleshjen e ndodhur në Kuvend e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Nuk frikësohem nga këto sulme” dhe se “Shumë mirë, po shkojmë në Kuvend”, tha ai shkurt gazetarëve, teksa po shkonte nga Qeveria në Kuvend ku pritet të vazhdojë seanca.

Paradite Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës nuk do të tërhiqet nga veriu dhe se vetëm 25 për qind e policëve do të zhvendosen nga objektet komunale të katër komunave në veri.

Derisa ka qenë duke folur për marrëveshjen për depërshkallëzimin e situatës në veri para deputetëve të Kosovës, Kurti ka deklaruar se Policia e Kosovës s’ka qenë kurrë më e pranishme sesa tash në veri.

Këto komente Kurti i ka bërë në seancën e Kuvendit që është mbajtur të enjten, para se ministrat e deputetët e pushtetit të përlesheshin fizikisht me deputetët e PDK-së.