Rama: Shpërblim 10 mijë Lekë dhe 20 mijë Lekë të reja për mjekët dhe infermierët

Shpërndaje

Mjekët dhe infermierët do të marrin shpërblim nga Pakoja e Madhe e qeverisë.

Në një postim në Facebook, Kryeministri Edi Rama shkruan se infermieret me pagë nën 60 mijë Lekë të reja do të marrin 20 mijë Lekë të reja shpërblim.

Postimi i plotë:

❤️Pas rritjes së njëpasnjëshme të pagave për mjekët dhe infermierët, por edhe pas parashikimit të rritjes së tyre përsëri vitin e ardhshëm, me Pakon e Madhe të qeverisë – ku infermieret me pagë nën 60 mijë lekë do të marrin 20 000Lekë (të reja), ndërsa ato me pagë mbi 60 mijë, ashtu si edhe mjekët do të marrin 10 000Lekë (të reja) – garantohet mbështetja e duhur për zerimin e impaktit të inflacionit të luftës për familjet e bluzave të bardha🇦🇱