Zv/presidentja e SHBA-ve përfshihet në aksident rrugor (Video)
Zv/presidentja e SHBA-së, Kamala Harris , është përfshirë në një aksident automobilistik.
Harris ishte nisur për në Shtëpinë e Bardhë pak para orës 10:30 të së hënës, kur shoferi i makinës së saj doli nga rruga dhe goditi një bordurë, konfirmoi zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi.
Videoja që shini më poshtë, e cila duket se është kapur nga një pikë e favorshme shumëkatëshe, tregonte roje të armatosura që qëndronin rreth automjeteve të parkuara në hyrje të një nënkalimi ndërsa Harris po largohej nga vendi i ngjarjes.
#KamalaHarris' car was involved in an accident on a closed road in Washington
The "Washington Post" revealed that a car carrying US Vice President Kamala #Harris had an accident a few days ago, but the Secret Service said it was just a "mechanical failure."#United_States pic.twitter.com/OETAhuxdBC— خالد اسكيف (@khalediskef) October 6, 2022
Zëvendëspresidentja thuhet se pyet se si mund të ndodhë një aksident i tillë duke pasur parasysh nivelin e lartë të trajnimit të ofruar për drejtuesit e saj.
Zëdhënësja e Harris, Kirsten Allen tha për mediat: “Zëvendëspresidentja nuk u lëndua dhe vlerëson reagimin e shpejtë të stafit për ta çuar atë në Shtëpinë e Bardhë të sigurt”./albeu.com