Djali 10 vjeçar i kryetarit të Komunës të Haraçinës bëhet Hafiz

Shpërndaje

Shkupi ka shumë arsye për t’u krenuar me Hafiz Dijarin dhe Mualimin e tij Hafiz Abdulkerim Ebibin.

Hafizi më i ri i Shkupit është Dijar Ibrahimi, Allahu e ruajt! Dijari është vetëm 10 vjeçar dhe ka arritur t’a memorizon Kuranin f.l. në mënyrë të shkëlqyer.

Allahu e shpërbelftë hafizin e nderuar, muafizin Abdulkerim Ebibin për mundin dhe kontributin që jep për hafizlerët e rinjë.

Përndryshe 10 vjeçari Hafiz Dijari është djal i kryetarit të Komunës së Haraçinës Ridvan Ibraimit.

Ja çfar ka shkruar kreu i Haraçinës me këtë rast:

Të nderuar familjarë, miq, shokë e dashamirë,

kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë tu njoftoj se sot, më datë 2 maj 2023 (e martë), komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit, në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidatin Dijar Ibraimi. Anëtarët e komisionit vlerësuan se kandidati kaloj provimin fillestar me sukses.

Pas kalimit të fazës së parë, që prej ditës së nesërme vazhdojmë me fazën e dytë, e cila përfshinë seancat dëgjimore. Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtarëve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuesi të Myftinisë së Shkupit, derisa të përfundojnë që të 30 xhuzet e Kuranit.

Procesi i hifzit i djalit tonë Dijarit, gjatë tërë kohës së përgatitjes ishte nën mentorimin e hoxhës së nderuar Hfz. Abdulkerim Ebibi, imam në xhaminë e Duqanxhikut.
Falënderimet e panumërta për një mundësi të tillë, fillimisht i takojnë të madhit Zot.

Mirënjohjet e mia dhe të familjes, janë edhe për kontribuesin e palodhshëm, që hifzi të përfundon me sukses, për hoxhën e nderuar Hfz. Abdulkerim ef. Ebibi.

Që projekti i hifzit të Dijarit, të merr formën përfundimtare dhe zyrtare, nuk do të ishte i mundshëm pa Komisionin e hifzit pranë Myftinisë së Shkupit. Respekte dhe nderime të veçanta për komisionin në fjalë.

Kështu që, me rastin e fillimit të Seancave dëgjimore të 30 xhuzeve të Kuranit, u ftojmë që të merrni pjesë, duke ndarë kënaqësinë dhe gëzimin tonë me më të afërmit tanë.

Seancat dëgjimore do të fillojnë të realizohen prej datës 03.05.2023 (e mërkurë), në hapësirat e xhamisë së Duqanxhikut, pas namazit të drekës, në fillim të orës 14.
Me shumë respekt,

Ridvan Ibraimi me familjen.