RajoniTop Lajme

“Alo, nuk jemi në Iran”, Labi e quan të tepruar sulmin ndaj Aurona Pelajt

Shpërndaje

Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri e ka quajtur të tepruar posterët e vendosur në qytetin e Pejës të Aurona Pelajt, e përfshirë në rrahjen e të moshuarës në shtëpinë e pleqve “Orenda”.

Sipas tij, këto veprime të ndalen në vendin tonë duke thënë se nuk jemi në Iran.

Postimi i plotë:

HEJJJJ, NE NUK JEMI IRANI APO AFGANISTANI.
Me falni, kjo është e tepërt.
Nuk e di ku është qellimi i degradimit të shoqerisë sonë, por mos harroni se, ka në mesin e shoqerisë sonë që dihet se kush bën dhunë nëpêr institucione, nēpër shtëpitë tona në familje, nëpër shkolla abuzime dhe madje edhe shteti e di mirë se kush shet droga e kush bën krime edhe ndoshta nuk i prek ato grupe.
AJO VAJZË DO TA MARR DENIMIN POR JU KËSHTU JENI DUKE E DEGRADU PARA SHTETIT ARMIK FIGURÊN E VAJZAVE SHQIPTARE.
Ju lus si qytetar i Kosovës asgje me shumë, as si artist a lesh a çka do që të jem, që të stoponi se publikuari imazhet e kësaj vajze dhe të asaj nane, pershkak se, është rast shumë i ndjeshëm dhe ne, në Kosovë nuk jemi shoqeri që nesër me e gjuajt me gurë këtë vajzē apo vajzën e dikujt tjetër.
Po të ishte kjo vajzë: nana ime, motra apo vajza ime, pa dyshim se do t’a mirrte denimin e merituar nga Ligjet e Kosovës, mirpo kjo qasje sa për klikime dhe largimin e vëmendjes nga marrëveshjet që do të bëhen tani KOSOVË -SERBI është tepër e ulet.
PASHA BESËN E ZOTIT E TË KOMBIT, në mesin e shoqerisë sonë funksionon shitja e vajzave dhe e krimit të organizuar por bash me i publiku kaq shumë sikurse këtë vajzë nuk guxon kush me i publiku o njerëz.
Nuk janë krejt infermieret te tilla, ka edhe të mira ama të pa gabuesheme nuk ka e po ashtu edhe nga ne nuk do me than qē jemi të pa gabueshem.
Pra ajo vajzë e di se çfarë ka ba dhe tani le tē mirret gjygji me te, por jo ne.
Ju ndoshta do të me shani me këtë postim, dhe as që po ma ndien e nuk do e shaj askend kësaj radhe sikurse kajhere siq jam a’i Labi, por ta dini se ZOTIT DHE GJYKIMIT PREJ TIJ, nuk do ti ikim kurrë sepse, është e dëmshme me i’a publiku dikujt fytyren, ndersa ftyren time shembull të zezë apo tênden me e mbulua vetem se unë dhe ti ndoshta e kemi fuqinë.
ALLLLOOOOOOOO, NE NUK JEM NE IRANI!!!
A jeni zgjuar o ju analistë nga Shqipëria e Kosova ndonjeherë në këmbë, ju artistë, sportistë e politikanë e shoqeri me i përkrahur protestat për dhunimet e Serbisë ndaj nanave, vajzave e motrave tona?!
A jeni qu në këmbë për të pa gjeturit? Kur jeni ngritur në këmbë, KURRRRRË.
Bollniiii maaaa STOP me publikimin e kesaj vajze. Çka pasni pas me ba po mos te ishte FACEBOOKU I LESHIT, TIK-TOKI I DEGJENERUAR DHE INSTAGRAMI I LAKMISË, ku do ta kishit postuar këtë pamje nëpër shtyllat elektrike?
Po ashtu, shumë artistë, analistë e shumë kush, le ti kqyrin nanat e prinderit e tyre e mos të me dalin me lot krokodili.
Më vjen keq që ia shkatrruat imazhin KOSOVËS DHE SHQIPTARÊVE…!
Ne jemi e zeza vetës.
Labi