Foto nga Prekazi, pajtimi mes Shvercerave dhe Ballistëve

Shpërndaje

Sot në Prekaz, mbi varrin e Adem Jasharit dhe në prani të Halil Kastratit, hoxhës Fatmir Latifajt dhe Bekim Jasharit, pasardhës i familjes Jashari është bërë pajtimi i dy tifozerive mes FC Shkupit dhe Shkëndijës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë hoxha Halili Kastrati në profilin e tij në fejsbuk.

Stausi i plotë i Halil Kastratit:

Ne emer te Zotit te gjithesise
Ne emer te Heronjeve te Lirise
Bashkohen duart e vellazerise
Sot bashke me hoxhen e nderuar Hoxhë Fatmir Latifaj dhe djalin e Heroit Hamez Jasharit Bekim Jashari ishim deshmitare ne pajtimin dhe besatimin e dy tifo grupeve nga Shkupi e Tetova
E lus Zotin qe te mbizotroj paqja, solidariteti, falja e dashuria ndaj njeri tjetrit ne popullin tone
Qofshim faqebardh gjithmone!
O Zot, ti je Fales, e don ate qe kerkon falje, na fal te gjitheve🤲

Mision vellazeror 🤝🇦🇱
Para nje jave ishim ne Shkup me perfaqesuesit e dy tifo grupeve, Shvercerat e Shkupit dhe Ballistet e Tetoves
Tani gjindemi ne Prekazin Legjendar, ketu do jepet Besa dhe do te shtrihet dora e pajtimit ashtu siç e do Zoti dhe tradita jone Shqiptare
Shqiptare, Gjithmone qofshim faqebardhe!🤲