Kurti: “Zajednica” s’kaloi testin e Kushtetueses, e pavlefshme! Dialogu s’ka qenë asnjëherë më transparent

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar edhe njëherë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke ritheksuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kurti, në seancën plenare, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se përgjigja tashmë është e njohur – Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk e ka kaluar testin e Kushtetueses.

“Sa i përket qëndrimit të Asociacionit apo ndryshe i njohur si “Zajednica”, ky është i njohur dhe i qartë, në një çështje të cilën jam përjgigjur pa numër herë pyetja është e vjetër. Marrëveshja e Brukselit nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese, e cila praktikisht e ka shpallur atë të pavlefshme”, deklaroi ndër të tjera ai.

Kurti ka thënë se Qeveria e udhëhequr prej tij janë treguar shumë transparentë dhe kanë treguar bashkëpunim korrekt për procesin e dialogut.

Ai iu përgjigj kritikave të deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila e kritikoi Kurtin për mostransparencë.

“Jemi treguar transparentë, kemi treguar bashkëpunim korrekt. Kemi treguar maturi ndaj vetë procesit, duke mos dëmtuar atë dhe as vetë interesat tona. Pas çdo takimi, publiku është informuar me qëndrimet tona. Gjithçka ka filluar më 15 qershor të vitit të kaluar”, ka thënë Kurti.