RajoniTop Lajme

Presidentja Osmani mori pjesë në ceremoninë e 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë

Shpërndaje

Presidentja Osmani, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryeministrin Edi Rama, kanë marrë pjesë në ngritjen e flamurit kuq e zi dhe kanë vendosur kurora lulesh në varrin memorial të Ismail Qemalit.

Ditën e Flamurit dhe përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Presidentja Osmani i ka cilësuar të shenjta për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen ata.

“Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit, janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. E nderuar të jem sot në Vlorë krahas liderëve shtetërorë e institucional të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta kremtuar këtë ditë të shenjtë për ne”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Sipas saj, patriotë nga Kosova dhe Shqipëria kishin një ideal.

“Që prej Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit, e deri te presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari – një ëndërr dhe një ideal kishim. Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110 vjetor, gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura”, është shprehur Presidentja Osmani, duke uruar të gjithë shqiptarët në Ditën e Flamurit dhe atë të Pavarësisë së Shqipërisë.

Lajmi i plotë: Presidentja Osmani mori pjesë në ceremoninë e 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë