Vetëvritet biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu, pronari i “Shell Kosova”

Shpërndaje

Biznesmeni i njohur Lulzim Kryeziu ka kryer vetëvrasje të enjten pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës.

Siç raportojnë autoritetet policore në Kosovë vetëvrasja ka ndodhur në një objekt biznesi familjar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen tronditëse.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.

Në një postim në rrjetet sociale, AKB ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë.

“Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latif Kryeziu. Pse na ike kaq herët! Prehu në paq .

AKB-ja do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si @shellShell brend ndërkombëtar”, shkruan AKB në Facebook.

Më herët gjatë këtij viti, Kryeziu ishte dënuar me 4 muaj burgim dhe një gjobë prej 1 mijë euro për “dhunë në familje”.

Ai ishte denoncuar në atë kohë në polici nga bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët ishin shprehur se ndiheshin të rrezikuar.

******
Vdekja e afaristit të njohur, deklarohen nga Prokuroria

Pronari i pompave të derivateve, Lulzim Kryeziu, dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Mleqan të Malishevës, në objektin e një nga bizneseve të tij.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Hekuran Batusha, në një përgjigje me shkrim, ka treguar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion në Prishtinë.

Tutje, zëdhënësi Batusha ka treguar se rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”.

Për rastin janë deklaruar edhe nga policia, ku janë shprehur se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 të enjten.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.