“Proçesi i Berlinit, sekreti i rajonit të bashkuar”, Rama: Samiti i ardhshëm në Tiranë. Pres me padurim liberalizimin e vizave për Kosovën

Shpërndaje

Procesi i Berlinit, është sekreti i një rajoni sot të bashkuar, ndërsa Europa numëron ditë të ndërlikuara.

Kështu u shpreh kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama në përfundim të samitit në Berlin, ku u shpreh optimist për tre marrëveshjet e nënshkruara sot me vendet e rajonit.

Ndër të tjera Rama vuri thekson sërish në lëvizjen e lirë për Kosovën, ndërsa tha se pret me padurimin liberalizimin e vizave.

“Më duhet të them se të gjithë nga rajoni ishin të kënaqur që ishin sot në Berlin. 8 vjet pasi nisi procesi i Berlinit, më duhet të them se Angela Merkel pati të drejtë, nëse sot kemi një rajon të bashkuar, në një moment të ndërlikuar për Europën, sekreti është procesi i Berlinit.

Kur u mblodhëm këtu për herë të parë, nuk ishim takuar prej shekujsh, ndërsa sot është ajo çfarë të gjithë duam të bëjmë. Doja të falenderoja kancelarin Scholz, që i besoi Shqipërisë dhe mua që të mik presim samitin ardhshem te procesit të Berlinit.

Shpresoj që ajo që u diskutua sot do të shohë ecurinë në samitin tjetër në Tiranë, duke nisur nga kriza energjitike, ku ne e ndjejmë se nuk jemi vetëm.

Ursula nuk solli vetëm fjalë të bukur gjatë turit në Ballkan, por edhe një mbështetje financiare, për ta filluar. Po shohim ecuri në pjesën e ndërlidhjes, kjo nuk lidhe me infrastrukturën po ka lidhje me ndërlidhje të europës me rajonin. Shpresojmë të shohim ecuri në sferën digjitale.

Sot po përballemi me aspektin e sigurisë kibernetike. E kemi ngritur sërish cështjen si të integrohemi sa më shpejt të jetë e mundur me sistemin e universiteteve sit ë kemi një prani më të madhe nga gjermania e vende të BE përmes sektorit privat e jo vetëm përmes financimit publik

Dua të them, se është shumë e rëndësishme ajo c’ka nënshkruam sot. Kancelari ekipi i tij punuan fort për të nënshkuar dhe është lajm i shkëlqyer që sot patëm tre marrëveshje

Gjithkush është i përfshirë në këtë kuadër të tri marrëveshjeve. Tingëllon pak e cuditshme, apo paksa mënjanuese për Kosovën që ndërsa bënë një marrëveshje me kartat e identetit nuk lëvizin lirisht kur vjen fjala për të lëvizur në europë. Ju mirëpresim nesër në Tiranë.”- u shpreh Rama./tch/

Postimi nga Edi Rama:

🇦🇱🇩🇪Sot Shqipërisë iu dha me propozim të kancelarit Scholz, kryesimi i Procesit të Berlinit dhe organizimi në Tiranë i Samitit të ardhshëm. Më 6 dhjetor në Shqipëri do të mbahet i pari Samit i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë. Këto ngjarje të mëdha ndërkombëtare të pandodhura kurrë më parë në Shqipëri, të paimagjinueshme deri disa kohë më parë për t’iu besuar një qeverie të Shqipërisë, janë domethënëse për shkallën e respektit që Shqipëria ka fituar ndërkombëtarisht. Ne mbetemi një vend i vogël, me hallet e problemet tona që duan kohën, durimin e punën tonë për t’u zgjidhur, por ne sot kemi fituar respekt duke u dhënë të gjithëve respekt, por edhe duke kërkuar respekt nga të gjithë. Lutem çdo ditë që të gjithë ne, shqiptarët, në radhë të parë ata që komunikojnë me botën, politikanë, gazetarë, artistë, sportistë e të tjerë, ta mësojmë nga popuj të tjerë pa humbur akoma kohë të pafundme, se Shqipëria është shtëpia jonë, që nuk shahet kurrë në gjuhë të huaj, por vetëm mbrohet e promovohet për njëmijë e një të mirat e saj. Ndërsa për të metat e mangësitë, dëmtimet e riparimet që ka nevojë, na del e tepron ta bëjmë në shqipen tonë të bukur dhe të pasur🙏