MaqedoniTop Lajme

Publikohen 21 marrëveshjet e nënshkruara/ Grubi: Përmbyllëm një ditë mjaftë produktive

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi njëherit edhe Ministër për Sistem Politik ka zbuluar 21 marrëveshjet e nënshkruara në seancën e përbashkët mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Sipas Grubit, sot ka qenë një ditë shumë produktive e cila u përmbyll me miratimin e tre konkluzioneve prioritare dhe nënshkrimin e 21 akteve të rëndësishme nga sektorë të ndryshëm.

Statusi i plotë:

Ditën jashtëzakonisht produktive të punës në mbledhjen e përbashkët qeveritare me Republikën e Shqipërisë e përmbyllëm me miratimin e tre konkluzioneve prioritare dhe nënshkrimin e 21 akteve të rëndësishme nga sektorë të ndryshëm, si në vijim:
📌Konkluzionet:
👉formimin e Komisionit të përbashkët të ekspertëve që do të përcaktojë vendndodhjen e vendkalimit të ri kufitar ndërmjet Strugës dhe Pogradecit;
👉bashkëpunimin dhe ndërmarrjen e obligimeve përkatëse për ndërtimin dhe përfundimin e infrastrukturës hekurudhore të Korridorit 8, respektivisht linja hekurudhore Shkup – Durrës dhe
👉ndërtimin e një zone intermodale logjistike, në formën e një porti të thatë pranë Strugës për ngarkesat tranzit që vijnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga porti i Durrësit.
📌Aktet e nënshkruara:
🖋️Memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në Bashkimin Europian;
🖋️Memorandum për bashkëpunim në fushën e trajnimeve diplomatike
🖋️Memorandum për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore;
🖋️Memorandum për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes;
🖋️Marrëveshje për formimin e ekipeve të përbashkëta të punës në sferën e sigurisë
🖋️Protokolli për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë
🖋️Protokoll për zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e ndërsjelltë të operatorëve ekonomik të autorizuar- autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS);
🖋️Protokoll zbatues mes Ministrive të Financave dhe Drejtorive të Doganave për marrëveshjen e vendosjes së vendkalimit të përbashkët kufitar në Qafë-Thanë:
🖋️Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e financave Publike dhe procesit të aderimit në Bashkimin Europian;
🖋️Memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjisë;
🖋️Memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për mbrojtjen e sipërmarrësisë së Shqipërisë;
🖋️Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë;
🖋️Memorandum bashkëpunimi lidhur me lekturën / redaktimin e gjuhës shqipe;
🖋️Memorandum bashkëpunimi lidhur me zbatimin e gjuhës së shenjave të gjuhës shqipe;
🖋️Programi për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2023-2026;
🖋️Memorandum bashkëpunimi në fushën e politikës sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve;
🖋️Marrëveshje bashkëpunimi për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës
🖋️Marrëveshje për delegimin e trafikut ajror
🖋️Marrëveshje për vendosjen e transportit ndërshtetëror ndërmjet Liqenit të Ohrit
🖋️Marrëveshje mirëkuptimi për bashkëpunim për zhvillimin e lidhjes rrugore
🖋️Memorandum mirëkuptimi në fushën e digjitalizimit.