Momenti kur arrestohet terroristja që dyshohet se vuri bombë në Taksim të Stambollit (Video)

Shpërndaje

Në lidhje me shpërthimin e djeshëm në Stamboll ku u shënuan 6 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur, është vënë në pranga si e dyshuar një grua. Pamjet nga arrestimi i saj janë bërë publike në mediat turke.

Shpërthimi i bombës ndodhi në pedonalen Istiklal në Stamboll mesditën e djeshme. Një video e terroristes duke vrapuar mes turmës pak minuta para shpërthimit që tronditi vendin, u publikua në Twitter.

Ministri i Brendshëm turk ka fajësuar Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, për sulmin e djeshëm. Mbi 20 persona janë arrestuar si të dyshuar në lidhje me shpërthimin e djeshëm.