RajoniTop Lajme

“Rikthimi i deputetëve të “Listës Serbe” erdhi nga frika se mund të bëhen ndryshime kushtetuese në Kosovë”

Shpërndaje

Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Drizan Shala, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me betimin e nëntë deputetëve të ‘Listës Serbe’ sot në Kuvend.

Shala tha se betimi i tyre është bërë për shkak të frikës se vendet vakante mund t’i plotësojnë deputetët nga subjektet e tjera nga komuniteti serbe që ka ndikim politika e Prishtinës në to dhe mund të bëhen disa ndryshime kushtetuese.

“Sipas vlerësimeve të mija betimi i deputetëve nga subjekti “Lista Serbe” në Kuvendin e Kosovës është në vazhdën e asaj që Lista Serbe e ka patur si rrezik potencial në rast se nuk do të kenë përfaqësuesit e tyre të cilët mund të ndikojnë në cfarëdo forme apo mënyre në jetën publike dhe parlamentare në Republikën e Kosovës. Sipas procedurës në rast se  nga subjekti fitues kontaktohen të gjithë kandidatët potencial dhe të gjithë nuk pranojnë të jenë pjesë përbërëse e Kuvendit atëherë me automatizëm bartet kërkesa tek subjekti i dytë nga komuniteti me shumicë serbe dhe ata mund të jenë pjesë përbërëse e Kuvendit”

“Këtu ka patur frikë që përmes ndryshime eventuale strukturore në Kuvendin e Kosovës nga një subjekt tjetër politik nga komuniteti në të cilin ka ndikim politika zyrtare e Prishtinës në të, të mund të bëhen disa ndryshime kushtetuese dhe kështu Serbia të humbë fuqinë e saj institucionale brenda Republikës së Kosovës që e garanton ‘Plani i Ahtisarit’. Në ketë aspekt Serbia ka vepruar duke rikthyer deputetët e saj në Kuvend, por mund të themi se produktiviteti i tyre do të jetë zero. Ata nuk do të qëndrojnë fare në Kuvend” tha Shala.

Njohësja e çështjeve politike në vend, Shqipe Pantina, tha se ka patur një strategji me kthimin e tyre në Kuvend.

Pantina thotë se kjo mund të jetë bërë ngase ata kanë kuptuar se perfitojne me shumë ne procesin e dialogut nëse ata nuk shihen si pale që benë obstruksione.

“Fillimisht mendoj se është e rendësishme që të gjithë serbët që kane qenë pjesë e institucioneve te kthehen në vendet e tyre te punës. Shpresoj se kjo të ndodhë shpejt në menyrë që të gjithe qytetarët të mund t’i marrin sherbimet nga shteti. Dorëheqja gjegjesisht dorëzimi i mandateve nga Lista Serbe e me pas kthimi i tyre pra pranimi i mandateve nga deputetët e rinjë që kanë qenë në rend, është pak e habitshme. Se cila eshte strategjia e tyre do merret vesh me vonë besoj, sepse une nuk mendoj se ata jane kthyer thjesht se i kane renë pishman por ngase e kanë kuptuar se perfitojnë me shumë ne procesin e dialogut nese ata nuk shihen si pale qe benë obstruksione” tha Pantina.

Deputetët e dorëhequr të “Listës Serbe” janë zëvendësuar nga nëntë deputetë të tjerë të këtij subjekti politik.

Ata janë betuar ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Vendimi i përfaqësuesve të Listës Serbe për t’u betuar në Kuvendin e Kosovës, sipas kreut të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, “nuk nënkupton në asnjë mënyrë kthimin e Listës Serbe” në institucionet e Kosovës, por “pengim të planit të Kurtit për plotësimin e ulëseve të tyre me serbët që mbështesin Prishtinën, jo Beogradin”.

Ai shtoi se verifikimi i mandateve u bë për shkak të “informacioneve të reja” se kryeministri Albin Kurti “po përgatit një plan djallëzor të hakmarrjes ndaj popullit serb” në Kosovë.

“Fjala është për listat e Rashiqit, Petkoviqit dhe Rada Trajkoviqit, parti politike absolutisht të vogla, që pothuajse nuk ekzistojnë në Kosovë dhe Metohi, për të cilat në zgjedhjet e fundit diku ndërmjet 0.17 dhe 0.05 për qind e popullit serb në Kosovë dhe Metohi i votoi. Fjala është për përfaqësues të partive politike që janë në nivel të gabimit statistikor”, tha Petkoviqi para gazetarëve raporton Gazeta Blic.