Një vit qeverisje e Nuhi Nezirit me Tearcën, banorët ankohen kryetari më i dështuar: S’ka kanalizime, s’ka infrastrukturë, s’ka asgjë (Video)

Shpërndaje

Një vit qeverisje e Nuhi Nezirit me Tearcën është e njejtë si 12 vite të kaluara të Isen Asanit nga radhët e BDI-së. Tearca nuk është në rrugën e ndryshimit, vazhdon të jetë komuna e vetme që ende nuk ka asnjë prjekt për të nisur me kanalzime, edhe pse kjo komunë është buzë Sharrit uji i pijshëm është problem kryesor, disa fshatra kanë, e disa nuk kanë, ndërsa disa të tjerë e kanë rregulluar me vetë iniciativë problemin e ujit të pijshëm. Mbeturinat e Tearcës mbeten probmlem tjetër në këtë komunë, ku kryetari aktual Nuhi Nezri premtoi se do të hapet një fabrikë për mbeturina, por ajo ka ngelur vetëm premtim e fushatës zgjedhore. Çerdhja për fëmijë në Perfshefcë është një ëndërr e banorëve, disa thonë se do të bëhet e disa çojnë duartë lartë për të dyshuar se një ditë fëmijët do të gëzohen në këto objekte.

Kanalizimi për banorët e Nerashtit është një premtim që nuk do të bëhet kurrë, pasi shpresa e tyre ka përfunduar sepse Nerashti është fshati i cili ka vujatur për ujë të pijshëm e në fund ata e rregulluan falë mërgimtarëve e në harresë të komunës së Tearcës.

Por ja në të vërtetë çka thonë disa banorë të komunës së Tearcës për TetovaSot.