Snopçe: Trajanov dhe Thaçi e kanë luksin të thonë gjithçka, pasi askush nuk i merr seriozisht

Shpërndaje

Në pyetjen e gazetarëve sot në ngjarjen “Kuvend pêr Qyetarët” në Gostivar, deputeti Halil Snopçe u pyet per deklaratën e liderit të PDSH-së, Menduh Thaçit për gjoja bisedime të Ziadin Selës me Ali Ahmetin për kyçjen e ASH-së në qeveri dhe të liderit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov i cili pas takimit të liderëve të hënën tha se shpëtimi i qeverisë nuk varet nga ai si një deputet, por nga tetë deputetë nga opozita që do t’i bashkangjiten shumicës, duke lënë të kuptohet se fjalën e ka për ASH-në.

Deputeti Snopçe në përgjigjen e tij tha se Trajanov dhe Thaçi e kanë luksin të thonë gjithçka, sepse askush nuk i merr seriozisht dhe askush nga ata nuk kërkon përgjegjësi.

“As Pavle Trajanov dhe as Menduh Thaçi nuk janë deputet serioz, ata e kanë humbur kredibiliteton e tyre dhe atyre u lejohet të flasin gjithçka dhe askush nuk i merr seriozosht. Ata e kanë luksin e të thënit gjithçka dhe askush nuk ju kërkon përgjegjsi, historia e ka dëshmuar. Të komentohen deklratat e Menduh Thaçit dhe Pavle Trajanovit është e tepërt. Aleanca për Shqiptarët ka u.d Kryetar i cili shpesh ka deklaruar, por edhe ne kemi deklaruar se Aleanca për Shqiptarët edhe më herët por edhe tani vazhdon pa kushte ta mbështes rrugën europiane të vendit, dhe llogjikisht parashtrohet pyetja edhe nga faktori ndërkombëtar se pse ne jemi pjesë e opozitës, dhe si rrjedhojë këto biseda dalin edhe në publik. Kryetari Taravari ne menyrë eksplicite e ka thëne se nuk kanë një ofertë konkrete, dhe nëse do ketë ne do ta shqyrtojmë dhe si ushtrues detyre nuk mund të merr vendim vet Taravari, por do të jenë organet e partisë që do të vendosin. Por deri me momentin që flasim nuk ka ofertë dhe të gjitha janë spekulime që për mendimin tim dalin nga grupacione të dyshimta”, u përgjigj Snopçe. FLAKA