Sveçla viziton pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se së bashku me menaxhmentin e lartë të Policisë kanë vizituar pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.
Njoftimi i plotë:
Bashkë me menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës vizitova pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.
Nga kjo vizitë pash motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete tona duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend.