Rama kërkon falje: Unë shpërndava një lajm të rremë, gabova!

Shpërndaje

Edi Rama e ka pranuar gabimin, që është përpjekur të gënjejë shqiptarët për superprojektin e kompanisë që do të ndërtojë Portin e Durrësit, në Kroaci. Rama ditën e djeshme përmes një postimi në Tëitter deklaroi se kjo që po ndodh në Durrës, ka ndodhur më parë edhe në Zagreb.

Mirëpo, gjithçka doli një gënjeshtër, pasi ky projekt në Kroaci ishte anuluar.

Së fundmi, Rama ka kërkuar ndjesë. Sërish, përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama ka kërkuar falje dhe pranon se postimi i tij i gabuar nuk do të kishte ndodhur nëse do të kishte bërë një kontroll të thjeshtë në media.

Ai shkruan:

Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!