MaqedoniTop Lajme

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Shpërndaje

Të nderuar bashkëqytetarë shqiptarë,

Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në këtë festë rikujtojmë një nga momentet më të rëndësishme të zhvillimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Të vetëdijshëm se, sipas fjalëve të Gjergj Fishtës, janë mbledhur të zgjedhin alfabetin, i cili do të jetë më i dobishëm për ngritjen arsimore dhe kulturore të popullit, delegatët në Kongresin e Manastirit në vitin 1908 kanë marrë vendime historike për unifikimin e gjuhës shqipe. Kështu, ata e hapën rrugën për zhvillimin e mëtejshëm arsimor dhe kulturor të popullit shqiptar dhe e çelën potencialin krijues të brezave të autorëve të cilët do të krijojnë vepra të vyeshme letrare.

Duke e festuar këtë festë e konfirmojmë përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në kultivimin e bashkëjetesës në shoqërinë multietnike dhe multigjuhësore maqedonase. Bashkëjetesa është fryt i besimit i cili zë rrënjë atëherë kur njerëzit e respektojnë dhe e mbështesin identitetin e tjetrit. Besimi i tillë është i domosdoshëm për ballafaqim më me sukses me sfidat tona të përbashkëta dhe të ndërtojmë shoqëri të drejtë me mundësi për të gjithë qytetarët maqedonas.

Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.