Aleanca për Shqiptarët uron Ditën e Alfabetit të Kongresit të Manastirit

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët uron Ditën e Alfabetit të Kongresit të Manastirit.

“Mbledhja e mendjeve më të ndritura të kombit për t’i dhënë një alfabet gjuhës, ndër më të vjetrat në kontinent, flet më së miri për rëndësinë e këtij Kongresi.

Kjo datë, për ne dhe brezat që pasojnë, paraqet një barrë me shumë përgjegjësi që na ka lënë mbi supe historia.
Alfabeti, gjuha shqipe dhe Manastiri duhet të trokasin në ndërgjegjen e secilit prej nesh, sa herë shkruajmë, flasim e veprojmë.

Ruajtja me fanatizëm e kësaj vlere historike që formësoi identitetin tonë kulturor e gjuhësor është amanet i rilindasve, ndërsa nëpërkëmbja dhe neglizhenca e këtij amaneti duhet të na turpërojë e vetëdijësojë. Të gjithë bashkëkombësve, Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, thuhet në telegramin e urimit.