9 të arrestuar në “Tabanoc”, dy në pozita udhëheqëse
Ministria e Brendshme ka konfirmuar numrin e policëve të arrestuar në aksionin e mbrëmshëm në pikën kufitare “Tabanoc”. Sipas tyre, policia ka privuar nga liria 9 zyrtarë policorë në mesin e tyre komandanti i pikës kufitare, zëvendëskomandanti, shefi i ndërrimit dhe 6 policë të tjerë. Nga ky dikaster bëjnë të ditur se policët dyshohen për “mit marrje” dhe “shpërdorim të detyrës zyrtare”. Gjatë ditës pritet të dalin para gjykatës të procedurës paraprake ku me kërkesë të Prokurorisë mund edhe t’i caktohen masa kujdesi.