MaqedoniTop Lajme

UNT digjitalizon procesin e regjistrimit: Aplikimet bëhen përmes portalit UMS

Shpërndaje

Regjistrimet në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup për vitin akademik 2026/2027 do të realizohen në formë digjitale, përmes portalit të Sistemit të Menaxhimit të Universitetit (UMS):

🔗 portal.unt.edu.mk/apply. Në këtë uebfaqe do të gjeni edhe videon udhëzuese me hapat që duhet të ndiqni.

Kandidatët mund ta plotësojnë aplikimin online që sot. Më pas, gjatë afateve të përcaktuara, duhet të dorëzojnë vërtetimin e aplikimit online së bashku me dokumentet origjinale (diplomat dhe dëftesat).

⚠️ Njoftim i rëndësishëm për afatin e parë:

📌Dorëzimi i dokumenteve origjinale në ambientet e UNT-së do të bëhet më 24, 25 dhe 26 gusht.