Alternativa zgjedh kryesinë qendrore të partisë, Zejdi nuk është askund

Shpërndaje

Partia Alternativa sonte ka zgjedhur kryesinë qendrore të partisë dhe strukturat e reja partiake pas mbledhjes së parë të kuvendit. Ajo që vërehet në listën e gjatë të kryesisë qendrore është pikërisht mungesa e një prej themeluesve më të rëndësishëm të kësaj partie, Skënder Rexhepi-Zejdi. Ai nuk mori pjesë as në kongresin e partisë që u mbajt gati një muaj më parë. Zejdi asaj kohe e justifikoi mospjesëmarrjen e tij duke thënë se është parimor, sepse qytetarët presin përgjigje konkrete për marrëveshjen paraprake që është bërë mes Alternativës dhe Qeverisë kur hyri në qeveri, gjë që nuk është arritur në asnjë pikë të marrëveshjes.

Kryesia e re e Alternativës përbëhet nga emrat e mëposhtëm:

• Nënkryetarë: Bekim Sali, Admirim Aliti, Safije Sadiki – Shaini, Arben Labënishti dhe Amir Elezi.• Sekretar i Përgjithshëm – Zeqirija Ibrahimi.• Sekretar i Sekretariatit për Politika Strategjike – Lulzim Aliu.• Sekretar i Sekretariatit Organizativ – Bashkim Murtezi.• Sekretar i Sekretariatit të Departamenteve – Mubekir Palloshi.• Sekretar i Sekretariatit për Marrëdhënie me Publikun – Orhan Murtezani.• Sekretar i Sekretariatit për Resurseve Njerëzore – Driton Sulejmani.