MaqedoniTop Lajme

Ahmeti: Unë nuk bëj pazare me toka të shenjta shqiptare

Shpërndaje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në fjalimin vjetor komentoi disa publikime ku thuhet se gjoja ai ka mbështetur idenë e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shkëmbime territoriale me Serbinë, përcjell TV21. Ahmeti tha se ai nuk bën pazare me kufijtë e Kosovës dhe se gjaku i shokëve të tij dëshmorë nuk e lejon këtë.

“Pavarësisht deklaratave apo analizave që bëhen se gjoja se unë paskam qenë për ndryshim të kufijve të Kosovës, unë pa i rënë brisk fytyrës, për atë pavarësi dhe për ata kufij të Kosovës kam dhënë gjithçka nga jeta ime dhe unë nuk bëj pazare me copa e grima të vendit që është gjak i gjakut tim, është gjak i shokëve të mi, është gjak i Fazli Grajçevcit, gjak i Rexhep Malës, është gjak i Fehmi Lladrovcit, Afrim Zhitisë, Fari Fazliut, Luan Haradinajt, i qindra e mijëra ushtarëve që unë i kam pasur si vëllezër dhe kam qenë në të njëjtat llogore me ata dhe mua ky gjak nuk më lejon që të bëj pazare me toka të shenjta shqiptare”, tha mes tjerash Ahmeti.