Shqipëria blen një flotë dronësh Byaraktar

Shpërndaje

E gjitha kjo, siç ka prezantuar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, në funksion të sigurisë kombëtare, luftës kundër krimit dhe kultivimit të jashtëligjshëm të lëndëve narkotike, apo emergjencave civile e deri tek mbrojtja e territorit dhe mbledhja e informacioneve gjeohapësinore.

Një falënderimin për këtë marrëveshje të arritur, kreu i Qeverisë e ka bërë për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili edhe e ka ndërmjetësuar këtë marrëveshje dhe ka lehtësuar gjithë aspektet procedurale me kompaninë që prodhon dronët.

Njoftimi nga Edi Rama:

📍Kryeministria – Firmosja e marrëveshjes për blerjen e flotës së dronëve Bayraktar, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, policore dhe civile, në funksion të sigurisë kombëtare, të luftës kundër krimit e kultivimit të paligjshëm të hashashit, të emergjencave civile, mbrojtjes së territorit dhe mbledhjes së informacioneve gjeohapësinore🇦🇱🤝🇹🇷