Zejdi: Një koalicion ASH-Besa mund ta sfidojë BDI-në, Alternativa duhet t’i bashkohet ndonjë subjekti maqedonas

Shpërndaje

Deputeti Skënder Rexhep – Zejdi, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, tha se një koalicion i mundshëm ASH-Besa mund ta sfidojë BDI-në. Ndërsa Alternativa nuk mund të bëjë dot pjese në asnjërën prej këtyre koalicioneve. Sipas Zejdit, e vetmja mundësi që i mbetet Alternativës është koalicionimi me ndonjë parti maqedonase, ose në të kundërt do të vihet në pikëpyetje ekzistenca e saj si subjekt politik.

“Një bashkim i mundshëm mes Aleancës dhe Besës mund ta sfidojë BDI-në. Por, kjo nuk do të thotë se BDI-ja do të rrijë duar kryq. Dhe në duelin mes të dyja palëve do të pësojë Alternativa. Të bëjë aleancë me BDI-në nuk është politikisht në rregull, sepse Alternativa është krijuar për të luftuar BDI-në. Ndërsa të bashkohet me Besën është e pamundur për të njëjtën arsye, me Aleancën sapo u ndanë. Në zgjedhjet e ardhshme, për fat të keq, në pozitë më të palakmueshme do të jetë Alternativa. Ose duhet të gjejë ndonjë subjekt maqedonas, përndryshe ekzistenca e saj do të jetë shumë e vështirë.”- tha Zejdi.