Artan Grubi: Ndërtimi i poliklinikës rajonale në Saraj ka përfunduar
Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë së vendit, Artan Grubi ka njoftuar sot opinionin përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook se ka përfunduar ndërtimi i poliklinikës rajonale në Saraj.
Njoftimi nga Grubi:
Ndërtimi i poliklinikës së premtuar rajonale në Saraj prej 1.600 m2 ka përfunduar, ndërsa do të përfshijë këto shërbime: ambullantë ditore për mjekësi familjare, stomatologji, pediatri, llaboratori, dhomë rengeni, farmaci.
Vlera e projektit qeveritar është 57.107.229.00 denarë, pa TVSH.
Projekti ndërtues u realizua një vit para afatit kohor dhe tashmë është para pranimit teknik sipas projektit themelor.
Jemi angazhuar që Qeveria nëpërmjet të Ministrisë së shëndetësisë, të firmos aneks të kontratës për ta lidhur objektin me rrugën kryesore pasi që nuk ka qenë e përfshirë në projektin themelor, ndërsa në fazën e dytë, Ministria e Shëndetësisë do të vijojë me prokurorim publik për furnizim me mjete mjekësore dhe vënie në funksion.