Banorët e Lagjes së Boshnjakëve tregojnë detaje nga momenti i shpërthimit
Një shpërthim i fortë ka ndodhur sonte rreth orës 20:42 në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Disa prej banorëve kanë treguar se si rrodhi e gjithë ngjarja.
Disa prej tyre i kanë thënë portalit Mitropol që vetura kishte qenë në lëvizje, teksa në një moment edhe e kishte lëshuar bombë-shokun.
“Incidenti ka ndodhur nga një veturë, e cila ndodhej në lëvizje. Erdhi nga veriu dhe e la një mjet shpërthyes (shih pamjet). Përveç policisë, në vendngjarje kanë dalë edhe karabinierët italianë, ku kanë qëndruar derisa janë kryer të gjitha ekzaminimet. Në kohën kur ka ndodhur shpërthimi, një grup i banorëve ka qenë në ngjarje. Numri i banorëve vërehet edhe tash, situata është e qetë”, i ka thënë banorët e asaj pjese mediumit respektiv.