Gjatë fundjavës moti me shi, nga e hëna edhe borë

Shpërndaje

Mot të ndryshueshëm me vranësira do të kemi edhe gjatë ditëve të ardhshme. Gjatë fundjavës do të ketë reshje të përkohshme të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Nga e hëna pritet ftohje e cila do të shkaktojë kushte për rënie të borës edhe në vende më të ulëta.