Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të bëhet shefi i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë!?

Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të bëhet shefi i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë, njoftoi qeveria, pavarësisht shqetësimeve të opozitës se emërimi i ish-kryeministrit mund të dobësojë pavarësinë e këtij institucioni. Stoltenberg, përpara se të nisë punën në drejtim e Bankës Qendrore të Norvegjisë ka thënë se do të përfundojë mandatin e tij në NATO që përfundon në fund të muajit shtator të këtij viti. Stoltenberg do të jetë përgjegjës për përcaktimin e normave të interesit dhe menaxhimin e stabilitetit financiar, si dhe mbikëqyrjen e fondit të pasurisë sovrane të Norvegjisë, më i madhi në botë me asete prej 1.4 trilion dollarësh. Stoltenberg, një ekonomist me profesion dhe ish-udhëheqës i Partisë Laburiste, ishte kryeministër i Norvegjisë nga në periudhat 2000 – 2001 dhe 2005 – 2013 përpara se të bëhej shefi i NATO-s.