Pacienti me maskë të oksigjenit në autoambulancë – ekipi në kafe në pompë të benzinës! (Video)

Shpërndaje

MEXHITI: NËSE DËSHMOHET SHKELJA, MASAT DO TË JENË RIGOROZE

Me maskë të oksigjenit në ambulancë të ndihmës së shpejtë një pacientë po pret në pompë të benzinës, përderisa ekipi i ndihmës së shpëjtë po pi kafe, njofton KlanM.

Në video që dërgoi një qytetar në redaksinë e Klan M, shihet se tabela e regjistrimit të autoambulancës është me targa të Strugës.

Për këtë pyetëm ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti të cilit poashtu ia treguam videon, ndërsa ai tha se në qoftë se dëshmohen shkelje masat do të jenë rigoroze për të punësuarit e ndihmës së shpejtë.

–Ministër pasi kërkuat rast konkrret, unë po ju tregoj rast konkret ku një pacient duke e transportuar me autoambulancë ekipi i ndihmës së shpejtë ndalet dhe pinë kafe në pompë të benzinës. Ja mund ta shihni. Si e komentoni këtë?

“A keni iniciale?

Jo, por shifet regjistrimi.

A mund ta vërtetoni se ka pacient.

Po shihet në video se është me maskë të oksigjenit.

Do ta shohim…”

Çfarë masa do të ndërrmerni pasi që shihet në video se ka shkelje?

“Do ta sqarojmë rastin. Faktikisht a është e vërtëtë apo jo. Do të vendosim sipas ligjeve të Maqednisë. Ju kisha lutur deri te kabineti ta dërgoni, të shohim a ka pacient brenda, në video qëndron ora dhe data do ta shohim cili pacient është tranapoetuar prej Strugës në Shkup. Ju lutem rastet e tilla t’i paraqitni gjithmonë”, tha Mexhiti.

Ndryshe sot MSH-ja promovoi plan me të cilin qytetarët do të kenë qasje më të mirë dëri tek shërbimet primare shëndetësore. /KlanMacedonia/