Nga e hëna, në Greqi vetëm me certifikatë për vaksinim me dy doza! Hiqet kushti për test negativ PCR

Shpërndaje

Nga e hëna Greqia heq kushtin për test negativ PCR në kufi. Për të hyrë në Greqi do të duhet vetëm certifikatë për imunizim me dy doza të vaksinës kundër Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Thanos Plevris tha sot se personat që posedojnë certifikatë të vlefshme evropiane nuk do të kenë nevojë për test negativ PCR.

“Nga e hëna, 7 shkurt, hyrja në vend për ata që kanë certifikatë evropiane aktive do të jetë pa testim të detyrueshëm”, tha Pleuris.