Kryetari i Alternativës në Hasanbeg, kalon në Aleancë për Shqiptarët
Ditëve të fundit figura të njohura për shoqërinë në Maqedoni, i janë bashkangjitur Aleancës për Shqiptarët. Duke thënë se besojnë se subjekti i shpresës dhe ndryshimit është ASH.
Sot kalimin e tij nga Alternativa në Aleancën për Shqiptarët, e ka bërë edhe Kryetari i deritanishëm i nëndegës së Alternativës në Hasanbeg, Behar Shaqiri. Këtë e ka bërë publike vetë ai duke postuar në fejsbukun e tij fotografi me u.d. Kryetarin e ASH-së Arben Taravari, dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie, duke i uruar mirëseardhjen Shaqirit.
“Behar Shaqiri, mirë se erdhe në familjen e Aleancës për Shqiptarët.
Kryetari i deritanishëm i nëndegës së Alternativës në Hasanbeg, Behar Shaqiri, prej sot i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët, si subjekt i vetëm dhe shpresë e vetme për mbrojtjen dhe avancimin e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”