LAJMI I FUNDIT: Rrotullohet njëra veturë që e përcjellë Kurtin, të gjithë kanë shpëtuar (Video)

Shpërndaje

Është rrotulluar një veturë në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Mësohet se kjo veturë ishte njëra nga katër sosh që përbënë eskortën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte nisur drejt qytetit të Gjilanit për të marrë pjesë në takimin me qytetarët, me të cilët edhe aktualisht po bisedon për punën njëvjeçare të kryetarit Alban Hyseni.

Me të arritur në Gjilan, para publikut, Kurti e ka konfirmuar se njëra nga veturat e tij ishte aksidentuar rrugës.

“Njëra prej eskortave që ishte me ne, ka pësuar aksident. Tash e morëm vesh, se janë mirë”, ka thënë Kurti para qytetarëve të Gjilanit.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje, teksa më poshtë gjeni pamjet e siguruara nga Insajderi.