Policia e Kosovës shpërndan dhurata për fëmijët në veri të Mitrovicës (Foto)

Shpërndaje

Policia e Kosovë, sot në veri ka shpërndarë dhurata për fëmijët në veri të vendit, në lagjen e Boshnjakëve, kodrën e Minatorëve, lagjen e Doktorëve.

Policia ka potencuar se dhuratat janë shpërndarë për fëmijë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të vendit.

“Policia e Kosovës, Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë, në vigjilje të festave të fund-vitit, ka vazhduar nëpër rajone të ndryshme të vendit shpërndarjen e dhuratave për fëmijë. Kështu, njësi policore në Mitrovicë Veri, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në Lagjen e Boshnjakëve, Kodrën e Minatorëve, Lagjen e Doktorëve, dhuratat janë shpërndarë për fëmijë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë pjesë të vendit.”, ka bërë të ditur policia.