Presidenti i Sudanit Jugor urinon në pantallona, pamjet bëhen virale
Gjatë përurimit të një rruge në Sudanin e Jugut, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë që nuk i shpëtoi kamerave të televizioneve lokale që kishin shkuar për ta ndjekur nga afër ngjarjen.
Aty ishte i pranishëm presidenti i vendit Salva Kiir Mayardit, i cili tërhoqi vëmendjen e turmës kur vërejtën se pantallonat që i kishte veshur kanë marrë ngjyrë tjetër.
Doli se ai kishte urinuar dhe se pantallonat që i kishte veshur i janë lagur, derisa po intonohej himni i këtij vendi.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet Kiir Mayardit duke qëndruar me dorë në zemër, dhe pantallonat çdo herë e më shumë vinin duke iu bërë më të lagur.
Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, kurse nuk dihet nëse presidenti i Sudanit të Jugut ishte i vetëdijshëm që kjo po i ndodhte.