Rama viziton qendrën më të madhe të inovacionit në Francë: Së shpejti edhe në Shqipëri

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një vizitë në qendrën më të madhe të inovacinit në Francë “STACIONI F”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lindita Rama, ka ndarë me ndjekësit pamje nga vizita e tij në qendrën e inovacionit.

Kryeministri bën me dije se një qednër e tillë do të ndërtohet edhe në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama nisi ditën e djeshme një vizitë zyrtare dyditore në Paris, Francë, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të përqëndruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Kryeministri Rama zhvilloi sot një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit.

Kryeministri Edi Rama u prit me nderime ushtarake nga presidenti Emmanuel Macron sot.

Në deklaratën e përbashket ne pallatin Elysee, dy udhëheqësit e lartë e përqendruan fjalën e tyre te rëndësia e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian/vizionplus.tv/