Prishet objekti 5 katësh në Dhërmi, në shpërthim u përdorën 30 kilogramë lëndë plasëse
IKMT ka prishur me shpërthim të kontrolluar objektin 5 katësh në Dhërmi.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur me sukses me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh në Dhërmi, i cili rezulton pa leje.
Shpërthimi u realizua me 30 kilogramë lëndë eksplozive, pa shkaktuar asnjë dëm anësor. Pavarësisht çdo interesimi nga inspektorët e IKMT, për objektin nuk ka dalë asnjë person që të marrë përsipër ndërtimin e tij.