Të buzëqeshur krah njëri-tjetrit, Rama poston foto me Kurtin

Shpërndaje

Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar këtë të Shtunë një foto me homologun e tij Albin Kurti.

Krahas fotos ku shihen krah njëri-tjetrit dhe të buzëqeshur, Rama ka vënë flamurin e Shqipërisë e të Kosovës të shoqëruar me një zemër të kuqe.

Ditën e djeshme, Kryeministri e uroi 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës së bashku me gazetaren e CNN, Christiane Amanpour. Sa i takon raportit të tij me Kryeministrin e Kosovës, Rama është shprehur të Enjten në “Opinion” në Tv Klan se kanë marrëdhënie shumë të mira, duke i cilësuar takimet e tyre “frymëzuese”.

Të dy Kryeministrat ndodhen në Gjermani, ku po zhvillohet Konferenca e Sigurisë së Mynihut e cila ka nisur prej ditës së djeshme dhe pritet të zgjasë deri të Dielën.