Lazim Destani zgjidhet anëtar nderi i Këshillit të Ambasadorëve shqiptar për kontributin e tij në këto 30 vite

Shpërndaje

Filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani është zgjedhur anëtar nderi i Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Ky nderim ndaj Z.Destani u bë në kuadër të kontributit të tij të dhënë gjatë 30 viteve në fusha të ndryshme.

“Me kontributin e tij që ka dhënë në zhvillimin ekonomik, kulturo-sportiv dhe në shumë sfera tjera sidomos me lobimin që ka bërë për çështjen shqiptare. Një njeri i palodhur, një njeri që ka sfiduar shumë probleme në jetë, për të qenë këtu ku është si dhe njeriu më i shquar i mërgatës shqiptare sot në botë”-tha Flamur Gashi, nga Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Me këtë rast, zotëri Destani tha se ndjehet i nderuar që është përzgjedhur të jetë Anëtarë Nderi i Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Ai tha se ky çmim që i ndahet tij ka rëndësi të veçantë pasi vendimi është marrë më 28 nëntor të vitit të kaluar, në festën e Pavarësisë së Shtetit shqiptar, kurse i ndahet më 17 shkurt në vigjilje të shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.