Rama për përmbytjet: Në monitorim të pandërprerë të situatës së krijuar nga reshjet e fundit
Situata si pasojë e reshjeve në Shkodër dhe në Lezhë nuk paraqitet aq e favorshme pasi rreth 3 600 hektarë tokë janë të përmbytura.
Në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e përmbytjeve, Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku shkruar se po monitorohet në mënyrë të pandërprerë situata në disa zona të veriut.
“Në monitorim të pandërprerë të situatës së krijuar nga reshjet e fundit në disa zona të veriut. Të gatshëm të përgjigjemi për çdo nevojë të njerëzve”, shkruan Kryeministri Rama.