Reshje shiu dhe ulje temperaturash, çfarë ndodh me motin ditën e enjte
Ditën e enjte në vend do të ndikojnë masat ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra kthjellimi. Përgjatë ditës shi i herëpashershëm me intensitet të ulët në bregdet.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet. Valëzimi në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.