RajoniTop Lajme

Tensionet në veri, Lajçak në Kosovë dhe Serbi më 14 dhjetor

Shpërndaje

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar se i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, do të udhëtojë më 14 dhjetor në Kosovë dhe Serbi për të ndihmuar në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Sipas tij, BE-ja ka gatishmëri që të dërgojë përforcime për misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.

Borrell ka konfirmuar se situata në veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Sipas njoftimit, të gjithë ata janë pajtuar se duhet “të merren hapa për uljen e tensioneve”. /REL