Berisha: Pastrimin e korrupsionit duhet ta bëjmë për veten, pastaj për BE-në

Shpërndaje

Profesorja universitare nga Aleanca për Shqiptarët, Vjollca Berisha në emisionin Klan Debat me gazetaren Xhumadije Ibraimi vlerëson se luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, ne duhet ta bëjmë fillimisht për të mirën tonë e pastaj për të mirën e Bashkimit Evropian. Është e turpshme, sipas saj, që Maqedonia të rangohet aq poshtë në listat e vendeve të korruptuara e me demokraci më pak të zhvilluara.

“Fatkeqësisht jetojmë në një vend kaq të korruptuar e që vit pas viti zbresim në nivelin e shteteve me demokraci më të dobët dhe është e turpshme që nga mesi i Evropës të zbresish në nivelin e shteteve afrikane”, deklaroi Vjollca berisha./KlanMacedonia