Tetovë, vajza mohon akuzat për vrasje/ Nxënësit kërkojnë drejtësi për shokun e tyre të vrarë

Shpërndaje

Në Gjykatën Penale në Tetovë, nën shoqërimin e policisë, u soll 17-vjeçarja e cila dyshohet se ka vrarë 16-vjeçarin B.S. nga Novosella. Ajo dëshmoi para gjykatësit duke mohuar akuzat për vrasje.

“Gjatë marrjes në pyetje, vajza ka mohuar veprën dhe ka thënë se janë të implikuar dy persona tjerë, të cilët nuk i ka identifikuar. E mitura mohoi çfarëdo lloj implikimi apo veprimi që ka shkaktuar pasojat e vdekjes tek i mituri B.S. Nga përmbajtja e deklaratës së saj mund të konstatohet një zhvendosje e pistës së hetimit në më së paku dy persona të tjerë deri më tani të pa identifikuar.

Gjatë mbajtjes së seancës shokët dhe shoqet e viktimës nga shkolla e mesme ekonomike protestuar duke kërkuar sa më parë ndriçim të rastit.
“Nuk e dimë se si ka ndodhur si rast, por na ka tronditur të gjithëve, na ka djegur edhe shpirtin se e kemi pas më shumë se shok dhe duam që e drejta të dalë dhe nuk duhet të heshtim nëse kjo e keqe të mbetet pa u dënuar.”

“Drejtësi për vëllain tonë Beharin. Nuk na trondit vetëm neve, por heshtja është bashkëpunim në vrasje. Jo gjithçka mund të falet, por jo vrasja. Vrasësit nuk kanë arsye, por kanë një emër. Ka qenë një nxënës shumë i rregullt shembullor për ne. Nuk e kemi pritur se do ketë një kësi rezultat nga një djalë si Behari.”
Ditë më parë 16 vjeçari B.S. u gjet i vdekur në lumin “Shkumbin” në Banjën e Tetovës, ndërsa më pas si e dyshuar u ndalua 17 vjeçarja. Nga prokuroria dhe policia janë duke punuar në mbledhjen e provave dhe dëshmive për të zbardhur këtë rast tragjik.