Ahmeti: Iniciativë për të memorizuar përjetë kujtimet e një episodi të errët
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka mbështetur fushatën e Bardhyl Mahmutit dhe Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që ai drejton, për të përcaktuar lulëkuqen me katër petale si simbol unik të përkujtimit të viktimave të gjenocidit që shkaktoi Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Iniciativë e qëlluar për të memorizuar përjetë kujtimet e një episodi të errët, e një qëndrese heroike përballë një ideologjie të errët pushtuese, e një ngjarje që nuk duhet përsëritur kurrë, shkruan kështu Ahmeti.
Rreshtohem në mbështetje të fushatës së inicuar nga miku im Bardhyl Mahmuti dhe Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që ai drejton, për të përcaktuar lulëkuqen me katër petale si simbol unik të përkujtimit të viktimave të gjenocidit që shkaktoi Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Iniciativë e qëlluar për të memorizuar përjetë kujtimet e një episodi të errët, e një qëndrese heroike përballë një ideologjie të errët pushtuese, e një ngjarje që nuk duhet përsëritur kurrë.
Uroj formalizimin sa më të shpejtë të kësaj iniciative, edhe atë që nga 15 janari kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.