Qytetarët dalin të “peshkojnë” në sheshin e Prishtinës pas përmbytjeve

Shpërndaje

Qytetarët ka shfrytëzuar rastin që të ironizojë pas përmbytjeve të krijuara si pasojë e reshjeve të shiut në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë të dielën.

Ata, në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihen duke “peshkuar” në pellgun e krijuar në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme edhe nëpër qytete të tjera.

Në Gjilan, disa familje janë obliguar të evakuojnë shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve.